` . Ronaldo shënon het-trik në fitoren e thellë të Real Madridit (Video) - TV-SHENJA

Ronaldo shënon het-trik në fitoren e thellë të Real Madridit (Video)

Real Madridi është treguar skuadër e papërmbajtshme ndaj Alavesit në udhëtim. Mbretërit kanë mposhtur Alavesin në shtëpinë e tyre, me rezultat 1:4. Edhe pse vendasit të parët kaluan në epërsi në minutën e 7’ me anë të Deyverson, Reali arriti të përmbys gjithçka, për të shënuar katër gola. Ronaldo arriti të përmbys gjithçka duke shënuar në minutat 17’ dhe 34’. Në minutën e 84’, Morata dyfishoi epërsinë në 1:3. Dhe për të vulosur fitoren u përkujdes sërish portugezi Ronaldo, duke shënuar golin e tij të tretë në këtë ndeshje, dhe të katërtin për Realin, që në La Liga kryeson me 24 pikë.


All Goals HD -Alaves 1-4 Real Madrid – 29-10-2016 by Gol-Live

Postime të Ngjajshme