` . Ronaldo hoqi dorë nga 30% e pagës? Së shpejti miliarder! - TV-SHENJA

Ronaldo hoqi dorë nga 30% e pagës? Së shpejti miliarder!

Juventusi ishte klubi i parë në Serinë A që vendosi t’u mbajë futbollistëve 30% të pagës për muajt mars, prill, maj dhe qershor. Më i prekuri është Crisiano Ronaldo, që duhet të heqë dorë nga 10.3 milionë euro. Një shumë e majme, por që është fare e papërfillshme krahasuar me shifrën që ka përfituar CR7 në karrierën e tij.

Sipas “The Sun”, portugezi së shpejti do të bëhet sportisti i tretë aktiv në botë që ka fituar një miliard dollarë gjatë karrierës së tij. Para 5 herë fituesit të Topit të Artë janë vetëm dy sportistë (kanë arritur ta tejkalojnë shumën një milliard), Tiger Woods dhe Floyd Mayweather. Ronaldo do t’i bashkohet së shpejti këtij rrethi shumë të vogël sportistësh miliarderë.

Një objetiv i çmendur, të cilin ish-futbollisti i Real Madridit do ta arrijë jo vetëm nga paga që përfiton si futbollist, por mbi të gjitha falë imazhit të tij. Ai ka nënshkruar kontrata faraonike me sponsorë të ndryshëm, veçanërisht me Nike.

Vetëm në vitin 2019, Ronaldo fitoi rreth 100 milionë euro, shuma e dytë më e madhe pas asaj të përfituar nga rivali i tij i përjetshëm, Lione  Messi (i shtoi llogarisë së tij reth 116 milionë euro sezonin e kaluar).