` . Ronaldo: Duam ta fitojmë sërish Ligën e Kampionëve - TV-SHENJA

Ronaldo: Duam ta fitojmë sërish Ligën e Kampionëve

Kampioni aktual evropian Real Madridi, këtë vit edicionin e Ligës së Kampionëve e hapi me fitore 3-0 kundër Apoel-it të Qipros në Santiago Bernabeu.

Pas ndeshjes, golashënuesi i dyfishtë dhe zyrtarisht futbollisti më i mirë i botës, Cristiano Ronaldo, tha se Liga e Kampionëve është një garë për Real Madridin dhe se ata dëshirojnë ta fitojnë për herë të tretë me radhë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ende para nesh është një rrugë e gjatë, shkojmë ndeshje pas ndeshje. Njëherë duhet të kalojmë me sukses fazën e grupeve. Sigurisht se duam të fitojmë turneun. Liga e Kampioneve është një garë për Real Madridin dhe ne duam ta fitojmë atë përsëri”, tha Ronaldo.

Postime të Ngjajshme