` . Ronaldo: 700 gola janë vetëm një numër - TV-SHENJA

Ronaldo: 700 gola janë vetëm një numër

Cristiano Ronaldo ka arritur të shënoi 700 gola në karrierën e tij.

Por kjo duket se nuk po i bën përshtypje fituesit të pesëfisht të “Topit të Artë”.

Ai ka deklaruar se ky është vetëm një numër.
Portugezi tha se qëllimi kryesor është që t’i ndihmoj “Zonjës së Vjetër”.

“Nuk jam duke menduar për 700 gola, është në të kaluarën. Dua ta ndihmoj skuadrën dhe kjo ka rëndësi. Dua të luaj në fushë dhe t’i ndihmoj skuadrës për të fituar trofe. Rekorde individuale do të thyen. Futbolli çdo vit është sfidë, jo për mua por edhe për Juven. Sigurisht që duam të fitojmë Seria A, Ligën e Kampionëve dhe Coppa Italia”, deklaroi ai shkruan Goal përcjellë Klan Kosova.

Ndeshja e radhës së Juventusit është kundër Lokomotiv Moscow, në kuadër së Ligës së Kampionëve.