` . Roma kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve (VIDEO) – TV-SHENJA

Roma kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve (VIDEO)

Roma i bashkangjitet Juventusit dhe kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi nga ky edicion i sivjetshëm eliminoi Shaktjor Donetskun, duke e mundur në ndeshjen e kthimit me rezultat 1:0, duke vazhduar kështu më tej falë golit të shënuar si mysafir në ndeshjen e parë e cila ishte mbyllur me shifra 2:1 në favor të ukrainasve.

Golin e vetëm të fitores për italianët në ndeshjen e sotme të zhvilluar në “Olimpiko” e shënoi boshnjaku Xheko në minutën e 52-të. Deri në fund shifrat nuk ndryshoi, me Shakjtorin që ndeshjen e mbylli me një lojtar më pak, pasi Ordets në minutën e 79-të u ndëshkua me karton të kuq.

Roma bëhet skuadra e dytë italiane që siguron kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi javën e kaluar u kualifikua edhe Juventusi.