` . Roland-Garros: Barty dhe Anisimova kualifikohen në gjysmëfinale - TV-SHENJA

Roland-Garros: Barty dhe Anisimova kualifikohen në gjysmëfinale

Një ditë pasi shiu anuloi dy çerekfinalet e fundit të kategorisë së femrave në Roland Garros, sot kanë vazhduar garat, transmeton AA.

Ashleigh Barty dhe adoleshentja amerikane Amanda Anisimova shënuan fitore të cilat i kualifikojnë në gjysmëfinale të turneut.

Barty u kualifikua në gjysmëfinalen e saj të parë të Roland Garrosit mundur Madison Keys me rezulattin 2:0 në sete, ose 6-3 dhe 7-5.

Barty, 23 vjeçare, në gjysmëfinalen e saj të parë në ndonjë nga turnetë e mëdha do të luajë kundër adoleshentes amerikane Anisimova.

Sot më herët, amerikanja mundi mbrojtësen e titullit nga viti i kaluar, Simona Halep, me rezultatin 2:0 në sete, më saktësisht 6-2 dhe 6-4.