` . Roger Federer çerekfinalisti i parë në Roland Garros - TV-SHENJA

Roger Federer çerekfinalisti i parë në Roland Garros

Asi zviceran i tenisit Roger Federer sot mposhti tenistin argjentinas Leonardo Mayer në çerekfinale të Roland Garrosit, të turneut Grand Slam në Francë, raporton AA.

Aktualisht tenisti i tretë në botë dhe fituesi i turneut në Paris, Federer shënoi fitore bindëse me rezultatin 3:0 (në sete 6:2, 6:3 dhe 6:3).

Ish-tenisti i parë në botë, 37-vjeçari Federer në çerekfinale do të luaj kundër më të mirit nga ballafaqimi i sotëm ku takohen Stefanos Tsitsipas dhe Stanislas Wawrinka.

Favoriti më i madh i turneut Rafael Nadal sot do të luaj ndeshjen e xhiros së katërt kundër Juan Londero ndërsa fituesi i tyre do të ballafaqohet me fituesin nga dueli Kei Nishikori dhe Benoit Paire.