` . I riu shqiptar gjendet i vdekur në Torino - TV-SHENJA

I riu shqiptar gjendet i vdekur në Torino

Një 36-vjeçar shqiptar, me banim në provincën e Cuneo, u gjet i vdekur të dielën përgjatë rrugës provinciale që të çon nga Stupinigi për në Orbasano, në lokalitetin Stupinigi di Nichelino.

Franko Gjinaj u gjet i pajetë nga disa shoferë të rastit që kaluan në atë zonë rreth orës 03:30.
Karabinierët mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe nisën hetimet.

Nga një grumbullim i parë i fakteve, Gjinaj po kalonte rrugën kur është përplasur nga një makinë, drejtuesi i së cilës ka vijuar rrugën.

Komanda provinciale e karabinierëve ka vendosur pika kontrolli në të gjithë zonën metropolitane të Torinos për kapjen e autorit të aksidentit. /Ora News/