` . Riparimi i rrugës Gllumovë-Matkë: Banorët rrugët po rregullohen para zgjedhjeve (VIDEO) - TV-SHENJA

Riparimi i rrugës Gllumovë-Matkë: Banorët rrugët po rregullohen para zgjedhjeve (VIDEO)

Nga sot ka filluar asfaltimi i rrugës në fshatin Gllumovë të Komunës së Sarajit. Kryetari i Komunës Bekim Murati, tha se ky investim do t’u shërbejë qytetarëve të këtij fshati por edhe të tjerëve që do të frekuentojnë Kanjonin Matka.

“Ka filluar rikonstruimi i rrugës së tërësishme në vendbanimin Gllumovë që shpinë deri te qendra rekreative Matka”

Por, disa nga banorët e këtij fshati thonë se janë të vetëdijshëm që gjithçka në këtë periudhë bëhet për poena politike. Asfaltimi i rrugës shihet vetëm si marketing politik në prag të zgjedhjeve lokale. Banorët thonë se diçka e tillë është dashur të bëhet më herët, sepse ata tashmë janë mësuar që realizimet e kërkesave të tyre të vijnë me vonesë edhe atë vetëm atëherë kur do t’i kryejnë punë numrit një të komunës.

SELAM SEJFULLA, BANOR I GLLUMOVËS

“Është iniciativë e mirë edhe pse shumë e vonuar, sepse zakonisht zgjedhin investimet në prag të zgjedhjeve lokale”

Rruga që duhet të asfaltohet, në fakt ka ngelur pa kanalizim. Banorët e kësaj lagjeje thonë se u është bërë një padrejtësi meqë të gjitha rrugët e tjera kanë marrë një intervenim të tillë dhe vetëm kjo lagje është anashkaluar, siç pretendojnë ata përshkak të ngjyrës politike.

BEKIM SEJFULLAHU, BANOR I GLLUMOVËS

“Problemi është se krejt e kanë bo kanalizimin veç këtu jo, pse se kanë bërë e di veç Bekim Murati. Arsyeja s’dihet ai duhet ta tregojë jo ne, se jena parti tjetër kjo është arsyeja”

Murati tha se po mundohet të plotësojë nevojat e banorëve të komunës që ai drejton.

Hava Tahiri /SHENJA/

Riparimi i rrugës Gllumovë-Matkë: Banorët… by tvshenjaofficial

Postime të Ngjajshme