` . Rikthim fantastik i Anglisë (Video) - TV-SHENJA

Rikthim fantastik i Anglisë (Video)

Anglia shënoi fitore shumë të rëndësishme ndaj Uellsit me rezultat 2:1 në ballafaqimin e tyre në kuadër të Grupit B në “Euro 2016”.

Skuadra e selektorit Roy Hodhson u rikthye nga disavantazhi për të arritur një fitore që i ngrit në pozitën e parë në renditje. Uellsi kaloi i pari në epërsi me golin e dytë gjatë këtij Evropiani nga Gareth Bale.

Ylli i Real Madridit shënoi njësoj si në takimin e parë ndaj Sllovakisë, nga goditja e lirë. Por, kësaj radhe ai realizoi nga një distancë edhe më e largët duke shfrytëzuar intervenimin e dobët të portierit Joe Hart.

Anglia ndryshoi pas intervalit ku Hodgson inkuadroi menjëherë në lojë dyshen Jamie Vardy dhe Daniel Sturridge. Dhe, ishte pikërisht Vardy ai që barazoi rezultatin në minutën e 56-të. Kurse, Sturridge e shënoi golin e fitores në minutat shtesë.


Daniel Sturridge Goal HD – England vs Wales 2-1… by fantasticfootball

Postime të Ngjajshme