` . Rikthehet Ferrari, Vettel siguron “pole position” - TV-SHENJA

Rikthehet Ferrari, Vettel siguron “pole position”

Sebastian Vettel me Ferrari ka siguruar “pole position” në pistën e Montrealit, duke regjistruar kohën më të shpejtë prej 1 minutë, 10 sekonda e 240 të mijtat. I dyti u rendit Luis Hamilton me Mercedes, ndërsa i treti u kualifikua piloti tjetër i Ferrarit Sharles Leklerk. Surprizon Pier Gasli me Red Bull pasi regjistroi kohën e katërt më të mirë, ndërsa zhgënjen Valteri Botas me Mercedes duke u renditur i 5-ti. Maks Verstapen me Red Bull ishte i pafat, pasi nuk shkoi me shumë se pozita e 11-të. Gara për Çmimin e Madh të Kanadasë do të zhvillohet të dielën me fillim në orën 20:10. /SHENJA/