` . Rikonstruohet shkolla "Marija Kiri Skllodovska" (Video) - TV-SHENJA

Rikonstruohet shkolla “Marija Kiri Skllodovska” (Video)

Qyteti i Shkupit do të bëjë rekonstruimin e plotësishëm të fasadës të shkollës së mesme profesionale “Marija Kiri Skllodovska”, e cila do t’i kushtoj 44 milionë denarë. Kryetari i Qytetit të Shkupit u shpreh se rikontruimi i kësaj shkolle ishte mëse i nevojshëm pasi në të siç shtoi ai ka 50 vjet që nuk është bërë asgjë, pra që nga ndërtimi i saj në vitin 1969.

Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupit
“Do të bëhet zëvendësimi i  xhamave, përshkak se kjo as nuk është ekonomikisht efikase dhe as nuk mund që ta ngrohim dhe shkolla do të fitoj një pamje krejtësisht të re, ultra moderne dhe evropiane. Me këtë do të rrisim edhe efikasitetin ekonomik sepse këtu kemi probleme serioze me mbajtjen e temperaturave edhe gjatë dimrit por edhe gjatë verës”.

Drejtori i shkollës Blerim Nebiu shprehet i kënaqur nga investim që do të bëhet nga Qyteti i Shkupit, por bënë të ditur se kjo shkollë ka nevojë për modernizim të aparaturave në laboratore, të cilat nevoiten që nxënësit të mbajnë mësim praktik.

Blerim Nebiu, drejtor i shkollës “Marija Kiri Skllodovska”
“Me këtë intervenim do të përmirohet gjendja e efikasitetit energjetik në shkollën tonë dhe do të marrin pamje moderne dhe evropiane. Shpresoj se në të ardhmen do ti kemi dyert e hapura në Qytetin e Shkupit, siç na premtoi edhe zotri Shilegov, për nevojat tjera që do të kemi nevoj, laboratorët, për përmsim të kushteve të nxënësve”.

Rikonstruimi i shkollës së mesme profesionale “Marija Kiri Skllodovska” pritet të përfundoj në muajin shtator. Emine Ismaili /SHENJA/