` . “Revolucioni Shumëngjyrësh”: Nesër protestojmë para PSP-së, pasnesër bllokojmë Ura – TV SHENJA

“Revolucioni Shumëngjyrësh”: Nesër protestojmë para PSP-së, pasnesër bllokojmë Ura

Nga “Revolucioni Shumëngjyrësh” kanë paralajmëruar për nesër protestë masive para Prokurorisë Speciale me fillim prej orës 18:00. Në njoftim thuhet se PSP është në rrezik pasiqë Gjykata Kushtetuese nuk deklarohet në lidhje me kushtetutshmërinë e kësaj prokurorie. Për të enjten është paralajmëruar bllokimi I urave ehde atë, urës “Goce Dellçev”, “Slloboda” dhe “Nëna Terezë”.

“Nuk do të lejojmë që kriminelët të ngelin të pa dënuar, ndërsa protestuesit të përndjekjen. Jemi shumë, jemi të fuqishëm, çdokush prej neve shpërndanë ide të fuqishme për shtet të drejtë dhe shoqëri të lire dhe këtë do ta tregojmë nëpërmjet veprimeve tona të ardshme”, thuhet në njoftim.

Më tej, nga “Revolucioni Shumëngjyrësh” kanë shtuar se ata nuk kanë kërkuar dorëheqjen e vetëm një ministri por të tërë Qeverisë VMRO-DPMNE dhe BDI si dhe formimin e një qeverie e cila do t’I zbatoj reformat urgjente nga raporti i Pribesë dhe do të krijoj kushte për zgjedhje fer dhe demokratike.

Postime të Ngjajshme