` . Reshjet e dendura të borës shkaktojnë aksidente trafiku në Kosovë – TV-SHENJA

Reshjet e dendura të borës shkaktojnë aksidente trafiku në Kosovë

Reshjet e dendura të borës kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve në Kosovë, ndërsa në disa vende ka janë shënuar edhe aksidente trafiku.

Gjatë ditës në Ferizaj një veturë ka dal nga rruga në një pjesë malore. KosovaPress raporton se në aksident nuk ka të lënduar.

Një aksident komunikacioni, ka ndodhur edhe në fshatin Bellanicë të Malishevës. Në aksident nuk ka të lënduar, përveç dëmeve materiale.

Gjithashtu një cisternë e derivateve të naftës raportohet se është rrokullisur në magjistralen Prishtinë – Gjilan duke e bllokuar rrugën për rreth dy orë, transmeton Koha.net.