` . Reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima në rajonin e Pollogut - TV-SHENJA

Reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima në rajonin e Pollogut

Pjesa veriperëndimore e vendit është e përfshirë me mot të keq e cila në rajonin e Pollogut është përcjellur me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima.
Masa e paqëndrueshme e ajrit po afrohet kah Shkupi dhe pritet të ketë reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar, informojnë nga DPHM.
Pasdite shi të rëmbyeshëm kishte në Strugë dhe Kërçovë si dhe në Strumicë dhe rajonin e saj.
DPHM informon se mot jo stabil është në më shumë vende në pjesën lindore dhe pjesët malore në jugperëndim të vendit, si dhe mbi liqenin e Prespës.