` . Res publica; O tempora, o mores! - TV-SHENJA

Res publica; O tempora, o mores!

Shkruan: Driton Demiri

Bone vir

Meqë ra fjala, edhe pse ne nuk njihemi personalisht. Me respektin më të madh e të veçantë mbi të arriturat tuaja në fushën e deritanishme akademike. Relacioni, Prishtinë-Graz-Tetovë në kondita tona tregon shumë. Për një javë të tërë që, nga fillimi i fushatës zgjedhore rrotulloj në mendje, të shkruaj apo të mos shkruaj, do thuan, ç’do thuan, mos thuan, diçka ata, këta; Po ç ‘rendësi ka kjo! E ju ç ‘deshët të na thoshit? Prej nga gjithë kjo zhurmë, gjithë ky nxitim?!

Dolët diku, ose, …u humbët në qorrsokakun e ngushtë? Më duket se, kohës së fundit jetoni e mendoni çik shpejt dhe i pakontrolluar! Ashtu më duket! Përse pra, gjithë kjo histeri e veprimit politik? Më lejoni t’u them se, u përkisni njerëzve pedantë. Gati se, pa konkurrencë, kollarja, mëndi li, shumë bukur. Sjellje dhe edukatë bashkëkohore, natyrë e butë. Në pamje personalitet mbi personalitet! Megjithatë në veprim gjithçka duket e kalbur dhe e paqartë. Edhe pse në drejtim të cilësisë së imazhit, nuk jeni i vetmi. Qartë, apo? Porse kjo punë, nuk ju bën atë që pretendoni. Së këndejmi, unë mund ti parashikoj gjërat. Kam parashikuar gjithçka! Reputacioni juaj po bie shpejt.

Aq shpejt saqë keni mbaruar limitin që në fillim. Falimentim total! Fund i palavdishëm i poezisë suaj akademike, tashmë edhe politike. E di se, përmes konformizmit tuaj, keni arritur vetëm se, studentin e parë ta arsimoni dhe edukoni, të dytin harruat dhe hodhët përtokë, ndërsa të tretin shkatërruat në kuptim të plotë të fjalës. Dhe jo vetëm ju! Ju keni menduar se njerëzit e arsyeshëm besojnë në atë që thoni?! E mira e përbashkët- (res publica) si nocion aktualisht që po proklamoni është thjesht një ambivalencë indikative.

Shumë thjesht! S’keni thënë asgjë për shqiptarët, as që edhe keni ndërmarrë diçka për të mirën e përgjithshme të tyre. Nëse me të vërtetë jeni i denjë ashtu siç po tregoheni, pse në kohë të së kaluarës shumë të afërt kur dikush, përgjatë betejave politike kushtimisht thënë kërkonte lirinë, endeshit Brukselit për karrierë diplomatike, edhe atë me anim politik? Nuk ka tirani më mizore sesa ajo që ushtrohet nën hijen e karrierës me ngjyra politike. Dijeni këtë! Është një vrasje kryekëput, për së gjalli! E ju dhe jo vetëm, që atëherë, në mënyrën më dëshpëruese na e vratë edhe atë çik shpresë që ishte mjaft e çiltër sesa sot. Prandaj ju nuk mund të jeni shpresa, as shpëtimi. Më vjen shumë keq! Të tjerët si ju, edhe më hiç! Tashti, mjaft me ashtu kështu “rregulla e apele” mesazh-e e parolla të rrejshme, sinqerisht mjaft.

Kemi nevojë për qetësi. Për reflektim! Ju lutem! Mjaft edhe me ashtu “ të aftë” reductio ad absurdum. Shkofshi në djall n’vend me gjithë ata. Me ndjesë, por shkofshi. Kuptuat! Ç ‘është e gjithë kjo megalomani! Fryrje! Krenari pafre! Rrëshqitje në ajër! Jo vetëm e juaja! Sot, askush nuk pyet askënd, Zotëri. Madje as edhe një far lloji të presidentit ceremonial. Lëre më, një kandidat kon firmues! Me korrektësinë më të madhe po ua them, ky pozicion vakant me kompetenca të cunguara s’është zgjidhja. Mbase, derisa në demokraci çdokush ka të drejtë të zgjedh dhe të zgjidhet, për fatin e keq, gara është garë, derisa ekziston zgjedhja duhet bërë. Këtë pranoni dhe thoni. Njerëzisht, Ju përshëndes! Dixi.