` . Regjistrimi i popullsisë pritet të kushtojë afër 8.5 milionë euro - TV-SHENJA

Regjistrimi i popullsisë pritet të kushtojë afër 8.5 milionë euro

Komisioni për Çështjet Evropiane i Kuvendit nesër do të diskutojë për propozim ligjin për regjistrimin e popullsisë, familjeve dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2020, në leximin e parë.

Siç thuhet në tekstin e propozuar, në përputhje me Ligjin për Statistikat e Shtetit dhe Programin pesëvjeçar për sondazhet statistikore 2018-2022, Enti Shtetëror për Statistika në prill 2020 duhet të zbatojë regjistrimin e nëntë të popullsisë, banesave dhe familjeve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Sipas propozim ligjit, regjistrimi do të shkaktojë implikime financiare në buxhetin e shtetit, si më poshtë: këtë vit, vitin tjetër (kur bëhet regjistrimi), si dhe në vitin 2021 (për mbledhjen, përpunimin dhe shtypjen e të dhënave të Regjistrimit dhe shpërndarjen e tyre). Prandaj, duhet të sigurohen gjithsej 522.751.000 denarë, nga të cilat 221.315.000 për vitin 2019 dhe 301.436.000 për vitin 2020. Në propozim tekstin nuk thuhet se sa para do të nevojitet për vitin 2021 kur të dhënat e regjistrimit të procesohen.