` . Refuzohet ankesa e Janevës, mbetet në paraburgim - TV-SHENJA

Refuzohet ankesa e Janevës, mbetet në paraburgim

Këshilli gjyqësor  ka refuzuar kërkesën e Katica Janevës për paraburgimin 30 ditor. Kjo do të thotë që Janeva do të mbetet në burgun e Shutkës.

Kujtojmë që mbrëmë gjykatësi Sedat Rexhepagiqi i caktoi masën e paraburgimit kryeprokurores në dorëheqje, me kërkesë ga Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion. Ndryshe Janeva është e dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare në rastin “Zhvatja”. /SHENJA/