` . Refugjatët vazhdojnë pritjen në kufirin grek - TV-SHENJA

Refugjatët vazhdojnë pritjen në kufirin grek

Refugjatët vazhdojnë në ditën e 27-të pritjen e tyre në kufirin e Greqisë me ëndrrën për të kaluar në Evropë, raporton Anadolu Agency (AA).

Pavarësisht ndërhyrjes së pamëshirshme me ujë me presion, bomba gazi dhe plumba refugjatët mendojnë ende se Greqia do të hapë dyert dhe vazhdojnë pritjen e tyre në kufi për një periudhë prej rreth një muaji.

Qindra forca të sigurisë, punonjës të shëndetësisë e punonjës të higjienës si dhe drejtues të institucioneve që qëndrojnë me turne në rajon për sigurinë e terrenit dhe sigurimin e koordinimit, ofrojnë ditë natë shërbime të ndryshme për të siguruar që refugjatët të mos përjetojnë ndonjë situatë negative gjatë pritjes së tyre.

Nën koordinimin e guvernatorit të qytetit Edirne, Ekrem Canalp, për refugjatët vazhdojnë ndihmat humanitare pa ndërprerje për 24 orë që nga dita që ata kanë ardhur.
Sipas informacionit të marrë nga prefektura thuhet se përgjatë periudhës që po arrin gati 1 muaj, përveç ushqimit për refugjatët janë shpërndarë 997 mijë ndihma të ndryshme si pelena për fëmijë, ushqime për fëmijë, produkte higjienike, batanije, pallto dhe këpucë.

Krahas këtyre janë shpërndarë edhe 562 mijë pako me ushqime dhe 226 mijë pije freskuese. Përveç 150 kabinave të ngritura për tualete, lavamanë të ndara për burrat dhe për gratë, në zonë janë formuar rrjete për ujë si dhe kryhen furnizime me tankerë të ujit.

Në një postim në rrjetin social, prefektura ka kritikuar ata që prodhojnë lajme jo të vërteta mbi refugjatët dhe që kryejnë postime jo të vërteta në këtë drejtim.

Pasi vihet theksi se janë vendosur në veprim ata që injorojnë sjelljet e pamëshirshme të Greqisë dhe që duan të hedhin hije mbi mëshirën që Turqia tregon për refugjatët, në postimin e prefekturës theksohet se “Atyre që nëpërmjet rrjeteve sociale përfshihen në histerinë e gënjeshtrave dhe shpifjeve, u rekomandojmë që energjitë e tyre t’i shpenzojnë në anën e Greqisë e cila shkel të gjitha rregullat ligjore dhe dhunon të drejtën e strehimit duke hedhur vazhdimisht mbi refugjatët gaz, plumba të vërtetë dhe plastikës dhe që vendos tela me gjemba”.