` . Referendumi në Turqi: Çlirim nga prangat dhe efikasitet – TV SHENJA

Referendumi në Turqi: Çlirim nga prangat dhe efikasitet

Shkruan: Abdylvehab Ejupi

Demokracia nuk është thjeshtë një mundësi, por është mënyra më e mirë për të liruar potencialin e popullit, ai është garantuesi më i mirë i paqes, kjo është rruga më e sigurtë për prosperitet.

Ashtu sic nuk ka dy shtete që kanë model saktësisht të njejtë demokratik, edhe sistemi i Turqisë do të jetë unik për Turqinë, ashtu si sistemi amerikan është unik për SHBA-të, ai suedez për Suedinë, e kështu me radhë.

Edhe pse debatet mbi ndryshimet kushtetuese që do të votohet nesër (16 prill) në Turqi janë lënë nën hije nga mediat ndërkombëtare, të cilët janë fokusuar dhe merren vetëm me personalitetin e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, që kinse do të bëheshka diktator a sultan, nga ana tjetër fare nuk analizojnë cka në të vërtetë don të thotë ky referendum. Në pika të trasha cështjet më të rëndësishme rreth ndryshimeve kushtetuese do ti shprehi më poshte.

Turqia, ndryshe nga e kaluara kur kushtetutën e ka pregadutur ushtria pas grusht-shtetit të 1980-ës me të cilën edhe qeverisë aktualisht, tani po bën zgjedhjen e saj përmes procesit të lirë dhe demokratik. Fillimisht, propozim amendamenti është pranuar dhe miratuar në parlament në kuadër të kushtetutës turke, për të cilën kanë votuar deputetët e AKP dhe krahu nacionalist MHP, ndërsa kundër kanë qenë e majta CHP dhe ajo kurde HDP.  Dhe tani pasi kaloi parlamentin, ajo është duke pritur për miratimin e popullit turk në referendum.

Nevojë demokratike

Ndryshimet e sugjeruara kërkojnë që të zgjidhin problemet kronike administrative të Turqisë të cilat e kanë mbajtur peng vendin nga progresi i saj për dekada të tëra

Kalimi nga sistemi parlamentar në atë preidencial është kërkesë dhe nevojë demokratike e Turqisë. Politikat e Turqisë në të kaluarën jo vetëm kanë dëshmuar përplasje mes Presidentit dhe Kryeministrit, gjithashtu kanë kaluar në periudha të koalicioneve të një pas njëshme që nuk kanë qenë aspak të frytshme dhe ku vetëm është humbur kohë, energji dhe resurse.

Gjatë 15 viteve të fundit me ardhjen në pushtet të partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) të Presidentit aktual R. T. Erdogan, Turqia ka kaluar nëpërmjet një periudhë të ndryshimeve thelbësore. Mes shumë reformave thelbësore që janë realizuar, mes tjerash, kyc ka qenë rregullimi i raporteve mes ushtrisë dhe asaj civile. Ushtria i ka dominuar të gjitha shtresat e jetës politike, por me implementimin e dhjetra reformave nëpërmjet serive të zgjedhjeve të lira, normat demokratike u institucionalizuan, dhe kështu kapja e institucioneve demokratike të Turqisë  nga ushtria dukshëm është zbehur. Nga kjo praktikë e mbrapshtë vetëm disa mbetje kanë ngelur, si vendi në Gjykatën Supreme që është e paprekshme, por me amendamentet e reja (nëse kalon) do të abolohet.

Turqia mbetet ndër pak shtete që gravitojnë brenda NATO-së që ka pasur rritje ekonomike të vazhdueshme gjatë këtyrë 15 viteve te fundit. Trendi i përgjithshëm i zhvillimeve në vend i shoqëruar me ri-orientimin e shtetit që ti shërbejnë popullit në vend që të dominojjë mbi të, ka cuar në këtë referendum për përmirësim të kushtetutës dhe ndryshim të sistemit.

Para së gjithash qytetarët turq shtrojnë pyetjen, a duan kushtetutë e cila është dizajnuar nga ushtria pas grushtshtetit të 1980 dhe a preferojnë që përfaqësuesit e përzgjedhur të tyre të funksionojnë dhe menaxhojnë brenda kësaj kornize?  Në vitin 2007 kur institucionet ende ishin të lidhura me sistemin e mëparshëm u përpoqën që të bllokojnë zgjedhjen e presidentit të emëruar nga partia në pushtet, dhe një referendum i atëhershëm vulosi fatin e politikës në të ardhmen e Turqisë; presidenti do të zgjidhet me votim popullor.

Më 10 gusht 2014, populli turk zgjodhi presidentin e tyre të parë me votim popullor. Por ky vendim solli konfuzion të ri: tani populli zgjedh që të dy edhe Presidentin edhe kryeministrin që janë të pajisur me legjitimitet të njejtë për të qeverisur. Kjo është një mjet i fuqishëm për mosmarrveshje në të ardhmen, edhe nëse që të dy vijnë nga një parti e njejtë. Pra, ky set i ri i amendamenteve ka për qëllim për të penguar grindjet e tilla në të ardhmen mes dy krerëve të shtetit duke aktivizuar një sistem në të cilin ekzekutivi, gjyqësori dhe legjislativi janë të ndara në mënyrë të qartë.

Një nga ndryshimet e propozuara është që të gjithë presidentët e ardhshme do të përballet me elektoratin çdo pesë vjet dhe, si në SHBA, të jetë i kufizuar për të shërbyer vetëm dy mandate. Parlamenti do të ketë juridiksion(të drejtë) për fillimin e hetimeve, nëse një president është nën dyshimin për kryerjen e krimeve. Në formën e saj aktuale, kushtetuta mbron presidentin nga të gjitha autoritetet gjyqësore në vend.

Kufizime shtesë të kompetencave presidenciale janë propozuar në bazë të ndryshimit në vijim: “Të drejtat themelore, të drejtat personale dhe detyrat dhe të drejtat politike që janë në kushtetutë nuk mund të rregullohet me dekret presidencial.  Nëse ka dispozita të kundërta në  mes dekreteve presidenciale dhe ligjeve, ligjet mbizotërojnë. Nëse Kuvendi Kombëtar nxjerr një ligj mbi të njëjtën temë, dekreti presidencial shfuqizohet. ”

Kjo siguron që fuqia e legjislativit mbetet me përfaqësuesit e zgjedhur të popullit, të cilët aktualisht janë 550 , por që numri i tyre do të rritet në 600. Është propozuar edhe ulja e moshës për tu bërë deputet në parlamentit, nga aktualisht që është 25 vjet në 18.

Siç u tha më lart, ndryshimet e propozuara do të rregullojë edhe marrëdhëniet ushtarako-civile, dhe do të reformojnë rregullat jodemokratike ushtarake. Asnjë vend i NATO-s nuk ka oficerë ushtarakë në Gjykatat Supreme të tyre, përveç Turqisë.

Me amendamentet, ushtria nuk do të ketë vende në Gjykatën e Lartë. Gjykatat ushtarake gjithashtu do të rregullohen: ata do të transferohen në gjykatat civile, dhe vendimet e Këshillit të Lartë Ushtarak do të jenë të hapura për shqyrtime gjyqësor. Pra, me këto ndryshime, përfundimisht Turqia do të clirohet nga grusht-shtetet që kanë qenë pengesa më e madhe drejt propseritetit të saj deri më tani.

Sa i përket gjyqësorit, ndryshimet ofrojë një përbërje të re të Këshillit të Lartë të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve. Këshilli i ri do të përbëhet nga 13 anëtarë të rregullt me katër anëtarë të emëruar nga presidenti, shtatë nga parlamenti.

Që të dy, edhe ministri i drejtësisë, si kreu i këshillit edhe sekretari i ministrisë së drejtësisë janë anëtarë të përhershëm. Përbërja e re e këshillit është e ngjashme me vendet tjera të Europës. P.sh. në Mbretërinë e Madhe të gjithë anëtarët e këshillit emërohen nga ministri i drejtësisë; në Spanjë të gjithë anëtarët emërohen nga ana e mbretit me propozim nga parlamenti. Në Suedi gjithë anëtarët emërohen nga qeveria.

Ndryshimet e propozuara do ti japin shije të re rrugëtimit drejtë të ardhmes së Turqisë. Turqia po transformohet në një vend ku çdokush mund të formojnë parti politike, kushdo mund të kandidojë për vend parlament dhe çdokush mund të bëhet president.

Ky referendum do të jetë një tjetër moment historik në këtë rrugëtim të sukseshëm të Turqisë.

Për fund referendumi është në lidhje me Turqinë dhe gjithë miqtë e saj kudo që janë nëpër botë, me vullnetin e lirë të popullit turk, dhe me dëshirën tyre për të mbajtur liderët e tyre të zgjedhur në mënyrë demokratike në llogaridhënie të plotë nëpërmjet zgjedhjeve të rregullta dhe transparente.

Postime të Ngjajshme