` . Reeker: SHBA e bindur se Maqedonia e Veriut ka përmbushur kushtet për BE - TV-SHENJA

Reeker: SHBA e bindur se Maqedonia e Veriut ka përmbushur kushtet për BE

Zëvendësndihmësi i sekretarit shtetëror për Evropë dhe Euroazi, Philip Reeker ka deklaruar se Washingtoni është e bindur se Maqedonia e Veriut është në rrugën e duhur për anëtarësim në BE. Ai tha se bisedimet që administrata i bën me aletatët evropian si dhe rekomandimi i Komisionit Evropian për fillimin e negociatave e pohojnë deklaratën e tij. Diplomati amerikan ka thënë se negociatat për datën me Brukselin duhet të fillojnë sa më shpejt. “Çështja për caktimin e datës duhet të shqyrtohet në parlamente dhe qeveritë e vendeve anëtare, por jam i bindur se ky proces është duke lëvizur në mënyrë të mençur”, tha Reeker, i cili nga vitit 2008 deri 2011 ka qenë ambasador i SHBA-ve në Maqedoni. Në intervistën për MIA, Reeker tha se shtyrja e fillimit të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë nuk do të mund të jetë faktor destabilizues. /SHENJA/