` . Reali turpërohet nga Betisi - TV-SHENJA

Reali turpërohet nga Betisi

Reali i Madridit e mbylli me turp sezonin 2018-2019, gjatë se cilit fitoi vetëm një trofe: Botërorin e Klubeve, dhjetorin e kaluar. Në sfidën e fundit të La Ligas, përballë Betisit të Sevillas, në “Santiago Bernabeu”, skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane u mposht me rezulatit 0-2.

Të dy golat e ekipit andaluz shënuan në pjesën e dytë nga Loren dhe ish-i i Realit, Jese. Në atë që presupozohej të ishte ndesha e fundit me “Los Blancos”, Gareth Bale qëndroi në stolin e rezervave gjatë gjithë ndeshjes dhe nuk u preferua nga trajneri francez as si zëvendësues.

Reali e mbyll La Ligan në vendin e tretë, me 68 pikë, me 21 fitore, 5 barazime dhe 12 humbje dhe një golaverazh të përgjithshëm 63/46.