` . Reali ofron Ronaldon për Neymarin – TV-SHENJA

Reali ofron Ronaldon për Neymarin

Raportohet se Real Madridi është i gatshëm të përfshijë edhe Cristiano Ronaldon për të siguruar shërbimet e Neymarit.

“Los Blancos” duan ta përforcojnë skuadrën me yllin brazilian pas problemeve të mëdha që po kalojnë këtë sezon, transmeton Koha.net.

Sipas radios Cadena Ser gjiganti spanjoll do të tentojë transferimin e brazilianit pas përfundimit të Kupës së Botës.

Neymari u transferua te Parisi në verën e vitit të kaluar për shifrën rekorde prej 222 milionë euro.