` . Reali në kërkim të një sulmuesi, Zidane do Timo Werner - TV-SHENJA

Reali në kërkim të një sulmuesi, Zidane do Timo Werner

Ndeshjet e Superkupës treguan edhe njëherë që në mungesë të Benzema, Real Madrid vuan në repartin ofensiv ndaj dhe në verë prioritet do t’i jepet afrimit të një sulmuesi me peshë. Mësohet se Zinedine Zidane admiron Timo Werner dhe e shikon si përforcimin ideal për lojën e tij dhe tashmë e ka përzgjedhur si objektivin kryesor të merkatos. 23-vjeçari ka rinovuar së fundmi kontratën deri në vitin 2023 dhe nuk do të jetë e lehtë të negociohet me Leipzig të cilët e vlerësojnë 70-80 milionë euro kartonin e bomberit gjerman.