` . Reali mund të shesë pesë lojtarë për ta blerë Pogban - TV-SHENJA

Reali mund të shesë pesë lojtarë për ta blerë Pogban

Manchester Unitedi ua ka bërë të qartë të gjitha ekipeve se nuk dëshiron ta shesë mesfushorin Paul Pogba.

 Por, Real Madridi është i gatshëm të paguajë shifër rekord prej rreth 200 milionë eurosh për ta transferuar yllin e Francës, Paul Pogba, ka njoftuar “Marca”, transmeton KTV.

Mbretërit e Madridit besojnë se mund t’i gjenerojnë 200 milionë euro duke shitur një sërë lojtarësh për ta blerë francezin.

Raportohet se në Isco, Bale, Vazquez, Nvaz dhe Diaz mund të largohen nga Madridi për ta blerë Pogban.

Ish-futbollisti i Juventusit, me Unitedin ka kontratë deri në verën e vitit 2021.