` . Reali mposhti Ajaxin - TV-SHENJA

Reali mposhti Ajaxin

Ajaxi dhe Real Madridi kanë zhvilluar përballjen e tyre të parë në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus. Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Johan Cruijff Arena” në Amsterdam, skuadra madrilene ka shënuar fitore më rezultat  2-1, por shumë të favorshëm për shkak të rëndësisë së golit mysafir.

Karim Benzema në minutën e 60’ arriti ta shënoj golin e parë në këtë duel, por holandezët arritën ta barazonin në minutën e 75’ më Ziyech.

Fitoren skuadrës kampion në fuqi ia siguroi Asensio në minutën e 87’ të takimit, për ti dhënë një mundësi të madhe Los Blancos për të kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e kthimit zhvillohet më 5 mars në “Santiago Bernabeu” në Madrid./Gazeta inFokus/