` . “Real Madridi nuk e di çka e pret në Paris” – TV-SHENJA

“Real Madridi nuk e di çka e pret në Paris”

Paris Saint-Germain tashmë ka nisur përgatitjet për vizitën e Real Madridit në “Parc des Princes” në muajin mars për ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.

Trajneri i PSG-së, Unai Emery, ka thënë se në fakt Real Madridi nuk e di çka e pret në Paris, si dhe iu ka dërguar mesazh tifozëve të klubit ta mbështesin ekipin e tyre në përballje ndaj Madridit, transmeton Express.

“Në shumicën e ndeshjeve këtë sezon, e kemi dëshmuar se mund ta bëjmë këtë. Është e vërtetë se në ‘Parc des Princes’ është vendi ku ne ndihemi si fuqi e madhe, siç e kemi parë edhe në 17 ndeshjet që i kemi fituar aty”, ka thënë Emery.

Trajneri spanjoll e ka paralajmëruar Realin për atë që, siç thotë ai, e pret në Paris.

“Real Madridi e di se do të vijë në Paris, por nuk e di se me çfarë do të përballet në të vërtetë”, ka shtuar ai.