` . Real Madrid vazhdon ta monitorojë Mbappen – TV-SHENJA

Real Madrid vazhdon ta monitorojë Mbappen

Real Madrid ka ringjallur interesimin për transferimin e sulmuesit të Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe.

“Los Blancos” e kërkuan yllin francez edhe në verën e vitit të kaluar para se ai të largohej nga Monaco për te rivali i madh nga Ligue 1.

Por, “France Football” shkruan se Real Madrid vazhdon ta monitorojë Mbappen me mundësi të transferimit të tij në Santiago Bernabeu në vitet e ardhshme.

Mbappe do të luajë sonte kundër Real Madridit në Bernabeu në duelin e xhiros së dytë të Ligës së Kampionëve.