` . Real Madrid themelon skuadër të femrave në futboll - TV-SHENJA

Real Madrid themelon skuadër të femrave në futboll

Klubi futbollistik Real Madrid, ka vendosur që të themeloj skuadër të femrave në futboll, duke filluar nga 1 korriku 2020, e cila do të marrë pjesë në turnetë zyrtare, transmeton AA.

Sipas vendimit të marrë të bordit të drejtorëve të Real Madridit, klubi i femrave “Tacon” i themeluar në vitin 2014 do të jetë pjesë e Real Madridit.

Bëhet e ditur se procesi që Tacon të jetë pjesë e Real Madridit do të zgjasë një vit dhe duke filluar prej 1 korrik 2020 do të marrë pjesë në ndeshjet zyrtare me emrin Real Madrid.

Klubi Tacon, në sezonin 2019-2020 stërvitjet dhe ndeshjet do t’i zhvillojë në “Ciudad Real Madrid”.