` . Reagon Turqia: Golani nuk është tokë e Izraelit, është tokë e Sirisë - TV-SHENJA

Reagon Turqia: Golani nuk është tokë e Izraelit, është tokë e Sirisë

Reagimi për vendimin e presidentit amerikan Donald Trump mbi Lartësitë e Golanit ka ardhur edhe nga Ankaraja Zyrtare. Zëdhënësi i partisë në pushtet AKP, Ibrahim Kalin, ka thënë: “Nuk është tokë e Izraelit, është tokë e Sirisë”.

Gjithashtu edhe ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavushoglu e ka kritikuar vendimin e presidentit amerikan, duke thënë se SHBA injoron ligjet ndërkombëtare me njohjen e sovranitetit izraelit mbi Lartësitë e Golanit.

Sipas Çavushoglut, vendimi i SHBA-së për të njohur sovranitetin izraelit mbi Lartësitë e Golanit nuk do t’i japë legjitimitet aneksimit të Izraelit.