` . Reagon Rama: Njerëz të dëshpëruar që bëjnë gjëra të dëshpëruara! - TV-SHENJA

Reagon Rama: Njerëz të dëshpëruar që bëjnë gjëra të dëshpëruara!

“Njerëz të dëshpëruar që bëjnë gjëra të dëshpëruara dhe të destinuar të humbin”. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama nga Berati, pak minuta pasi Presidenti i Republikës Ilir Meta anonçoi vendimin për shfuqizimin e dekretit për zgjedhjet e 30 qershorit.

 
“E kuptoni se si këta duan t’iu thonë shqiptarëve se ky vend nuk bëhet dhe në këtë vend ne që jemi mësuar që në çdo shesh të bëjmë një përshesh do vazhdojmë të bëjmë përsheshin tonë dhe juve nuk ju lëmë. Por në fakt kjo nuk është asgjë tjetër, e gjitha kjo përveç se një përpjekje e dëshpëruar e një grushti njerëzish të dëshpëruar që bëjnë gjëra të dëshpëruara dhe janë të destinuar të humbin të dëshpëruar.
Dhe kjo që sapo ndodhi është vazhdimi i asaj që ka ndodhur edhe me atë dosjen e famshme me të cilën iu rrokasin kokën juve dhe gjithë shqiptarëve sikur flisnin për ato numrat e telefonatave rozë, duke u përpjekur të krijojnë një mjegull, një paqartësi, një sëkëlldi dhe të hedhin gjithë baltën e mundshme për të shkuar drejt realizimit të një plani, të shkatërrimit të zgjedhjeve dhe pastaj të marrjes peng të gjithë procesit demokratik për të vënë kushtet për reformën në drejtësi”, deklaroi Rama.