` . Reagon Grenell: Taksa duhet hequr plotësisht, Kurti është duke bërë një gabim serioz - TV-SHENJA

Reagon Grenell: Taksa duhet hequr plotësisht, Kurti është duke bërë një gabim serioz

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar ndaj vendimit të kreut të Qeverisë, Albin Kurti i bëri të ditur se me do të 15 mars largohet pjesërisht taksa, ndërsa nëse nuk vepron Serbia dhe BE-ja, taksa rikthehet sërish 100 për qind me 15 qershor.

Grenell përmes një shkrimi në Twitter, nuk e ka mbështetur Kurtin, duke thënë se pozicioni i SHBA-së është i qartë, tarifa duhet të largohet tërësisht.

Më tej ai  ka theksuar se, Kurti me vendimin e sotëm ka bërë gabim shumë serioz.

“Ne nuk e mbështesim heqjen e taksës pjesërisht nga kryeministri Albin Kurti. Pozicioni ynë është mjaft i qartë: tarifat duhet të largohet plotësisht. Kurti është duke bërë një gabim serioz – dhe kjo iu bë e qartë edhe Presidentit Thaçi në Shtëpinë e Bardhë Bardhë”, ka shkruar Grenell.

Ndryshe, Kurti gjatë një konference për media ka shpalosur qëndrimin e tij për taksën 100 për qind ndaj Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.

Kurti, ka deklaruar se me 15 mars do ta largojë pjesërisht taksën, ndërkaq nëse Serbia ndalë e fushatës jomiqësore dhe zotohet për heqje të shpejtë të barrierave jo tarifore me Kosovën, atëherë nga një prilli do të hiqet taksa 100 për qind.

Sipas tij nëse nuk vepron Serbia dhe BE-ja, taksa rikthehet sërish 100 për qind me 15 qershor.

Ndaj vendimit të Kurtit pati reagime të ashpra brenda spektrit politik në Kosovë. /Telegrafi/