` . Reagon Angjushev: Punoj në pajtim me Kushtetutën dhe Ligjet - TV-SHENJA

Reagon Angjushev: Punoj në pajtim me Kushtetutën dhe Ligjet

Zv. Kryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev para pak çastesh ka reaguar ndaj vendimit të Komisionit Anti-korrupsion, i cili ka konstatuar konflikt interesi dhe ka kërkuar nga numri 1 i Qeverisë, Zoran Zaev që të kërkoj përgjegjësi nga Angjushev, pasi ky i fundit ka marr pjesë në seancën qeveritare kur është miratuar ulja e doganës për “akumulatorët”.

 

“Në mënyrë kategorike deklaroj se në kryerjen e funksionit zv. Kryeministër i angazhuar për çështje ekonomike, plotësisht kam respektuar procedurat ligjore. Në rastin konkret lidhur me lëndët e iniciuara nga Komisioni Anti-korrupsion, kemi dorëzuar të gjitha të dhënat dhe dokumentet me qëllim që t’ju mundësojmë të vërtetojnë të vërtetën materiale. Në rastin konkret për uljen e shkallës doganore për akumulatorët, edhe njëherë vërtetoj se në lëndën konkrete kamë dorëzuar deklaratë se tërhiqem nga veprimi dhe vendimmarrja. Nuk i di shkaqet në bazë të të cilave Anti-korrupsioni ka sjell vendimin. Kur ta pranoj me shkrim do të mund të jap koment rreth saj”, thuhet në reagimin e zv. kryeministrit, Koço Angjushev.