` . Rasti “Tortura” kthehet nga fillimi, njëri nga pjesëtarët e jurisë jep dorëheqje - TV-SHENJA

Rasti “Tortura” kthehet nga fillimi, njëri nga pjesëtarët e jurisë jep dorëheqje

Rasti “Tortura” i cili ka të bëjë me arrestimin e Lube Boshkoski në vitin 2011 kthehet nga fillimi pasi që njëri nga pjesëtarët e jurisë ka dhënë dorëheqje.

Edhe pse gjykimi për rastin “Tortura” ishte duke përfunduar, megjithatë tani sërish duhet të kthehet nga fillimi.

Rasti “Tortura” ka të bëjë me arrestimin e Lube Boshkoskit në vitin 2011 e cila gjendet në procedurë dëshmuese.  Lëndën e zhvillon gjykatësja Aleksandra Ristevska, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është Lubomir Lale. Në rastin “Tortura” së bashku me Sasho Mijallkov akuzohen edhe ish-njeriu i parë i njësitit “Alfa” Ivica Antevski-Puki si dhe pesë pjesëtarë të njësitit.