` . Rasti i Kumanovës, nuk pranohen si dëshmitarë Gruevski, Ahmeti dhe Xhaferi - TV SHENJA

Rasti i Kumanovës, nuk pranohen si dëshmitarë Gruevski, Ahmeti dhe Xhaferi

Shenasi Memedi është dëshmitari I vetëm I cili do të sqarojë ngjarjet para dhe gjatë luftimeve në Kumanovë. Gjykatësja refuzoi propozimet për dëshmitë e Ali Ahmetit, Musa Xhaferit, Nikolla Gruevskit, Zoran Zaevit, Sasho Mijallkovit. Nuk u pranuan as dëshmitë e një sërë zyrtarësh të BDI-së dhe VMRO DPMNE-së si Bekir Asani, Ejup Alimi, Sadulla Duraku, Artan Grubi, Gordana Jankullovska, Mitko Çavkov, Zimri Qamili, Besim Dehari etj, që në total përbënin më shumë se 20 emra të propozuar. Prokurorja Villma Ruskovska dhe Gjykatësja Verka Petrovska kishin arsyetimet thuajse të njëjta për shkaqet e refuzimit. Ata këmbëngulin se dëshmitarët është dashur të thirren që para se të ngritej akuza pasi avokatët kanë qenë të njëhur me funksionin dhe lidhshmërinë  e të gjithë dëshmitarëve të propozuar, dhe nuk është dashur që këto emra ti paraqesin si prova shtesë. Në mënyrë plotësuese, vlerësimi i gjykatës është që sjellja e këtyre dëshmitarëve në gjykatë nuk do të ndryshojë faktin që pjesëtarët e grupit kanë qenë në Lagjen e Trimave dhe se janë kapur aty nga policia.

Ishte propozuar edhe gjykimi i Riza Jonuzit së bashku me grupin, por prokuroria shpjegoi se ai po hetohet dhe se ndaj tij ekziston fletëarrest ndërkombëtar,pasi është në arrati. Në këto kushte, prokuroria shpjegoi se Riza Jonuzi nuk mund të gjykohet në mungesë.

Ky fakt shkaktoi revoltë në sallën e gjykatës. Teksa prokurorja Villma Ruskovska jepte arsyetimet përse i refuzon dëshmitarët, të akuzuarit filluan ti duartrokasin në mënyrë ironike duke e uruar për vlerësimin. I akuzuari Shefqet Hallaqi madje i tha gjykatëses se dëshiron ta kurdis rastin, dhe se po e mbron krimin.

Avokatët megjithatë insistojnë që emrat e dëshmitarëve të propozuar kanë dalur pas deklaratave të klientëve të tyre dhe duhet të pranohen si prova shtesë.

Seanca e ardhshme është caktuar më 23 maj.

Ferikan Iljazi /SHENJA/

Rasti i Kumanovës, nuk pranohen si dëshmitarë… by tvshenjaofficial

 

 

Postime të Ngjajshme