` . Ramush Haradinaj sonte në “Intervista" me Benjamin Arifin - TV SHENJA

Ramush Haradinaj sonte në “Intervista” me Benjamin Arifin

Në kuadër të skemës së re programore në televizionin Shenja, sonte starton edhe emisioni më i ri Intervista me autorë, gazetarin Benjamin Arifi. I ftuar i parë është kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, gjenerali i ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili përveç zhvillimeve në Kosovë do të flet edhe për proceset nëpër të cilat kalojnë shqiptarët e Maqedonisë. Haradinaj do të rrëfejë për aktivitetet e tij si në luftën e Kosovës ashtu dhe në skenën politike të Kosovës para dhe pas shpalljes së Pavarësisë, gjykimin e tij në Tribunalin e Hagës ku doli i pafajshëm për akuzat me të cilat ngarkohej. Haradinaj do të përgjigjet edhe në pyetjet lidhur me ngjarjet në Maqedoni, me theks të veçantë incidentin e 9 dhe 10 majit në Kumanovë ku qenë të përfshirë kryesisht shtetas të Kosovës, disa prej të cilëve të afërt edhe me AAK-në. Kreu i kësaj partie zbulon edhe raportet e tij aktuale me liderët e partive shqiptare në Maqedoni, me të cilët në periudha të ndryshme mbahet kishte miqësi të afërt. Në intervistën e sotme Ramush Haradinaj flet edhe për ngjarjet e fundit në Kosovë, protestën e opozitës që do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë dhe shumë tema të tjera që tangojnë Kosovën në veçanti dhe shqiptarët në përgjithësi. /SHENJA/

Postime të Ngjajshme