` . Ramush Gjokoviçi, si macja e zezë, mos ta kapërceftë udhën…Na la pa mend! – TV-SHENJA

Ramush Gjokoviçi, si macja e zezë, mos ta kapërceftë udhën…Na la pa mend!

Shkruan: Kimete Berisha 

Nana e kriminelëve!

  1. Presidenti Hashim Thaçi, kish pas jarani të madhe me vrasës, i kupton ata në thelb, ua din dhimbten thuajse edhe vet është vrasës, i kupton dhe i mirëkupton, ndjen simpati aa të madhe për ta, sa ua fal vitet e burgut, dhe i lë të lirë të dalin e t’i kërcënojnë familjarët e viktimave të veta.

I kupton kriminelët e bashkëndjen për ta, jo si baba, po si nana-fëminë e saj, se veç nana n’këtë jetë të do pa kushte, edhe kur je i keq, edhe kur je vrasës e mëkatar.

Aq shumë vrasës i ka mëshiru (kurrë s’do t’i lironte me pas prek atë në zemër), sa ky ‘dajam don me kriju një grup të vetin (personal) paramilitarësh, e kush s’po i bën zë.

Ai që ta fal burgun, ta blen shpirtin. Të falurit e Hashim Thaçit janë në gjendje me rrotullu dynjanë për të.

Lidhja e fuqishme emocionale e tij vetëm me vrasës të dënuar me burg është e çuditshme, sesi i do ata të lirë. Kur dihet se Presidenti nuk ka shokë, është tip mizantropi që i pëlqen rutina dhe çdo gjë e sheh me dyshim.

Ambasadori amerikan e ka qitë e ka lënë politikën, po merret me bahqet e Gjakovës, e ka rrokë gajla se a ka lulzu behari a jo sipas planeve të USAID-it. Nuk merret kush me arrogancën, me mendjemadhësinë dhe me rrezikun që paraqet për vendin Presidenti i dalë plotësisht nga kontrolli.

  1. Ramush Haradinaj, me një serbishte më qesharake se të Azem Vllasit ktyneherë, për një TV antishqiptar serb na gaziti serbisht.

I sarrakuqtë, tha që shqiptarët s’dinë me ‘zhivat’ si serbët, sepse shqiptarët ia dorëzojnë paret babës. Cilit babë more, po cili shqiptar është kah i bën hesap prindërit, po frymë kah marrim

i shkojmë nerva njani-tjetrit, lëre më me ja dorëzu rrogën kush-kujt.

I turpëruar që emri e zbulon si musliman, Kryeministri, harroi që kanë me ngu edhe shqiptarët kur serbisht i tregoi opinionit serb, se mbiemri j tij është Gjoka (po që e ka ndryshu me ju përshtat myslimanëve). Se njëmend Haradinaj nuk është mbjemër po emër, mirë e ka Gjokoviçi, por nuk tregoi se cili zor e ka shti me ja kthy shpinën Gjokësz

Dhe tha se familja e tij janë katolike (demek s’janë bala).. Në vazhdën e budallallëkut të tij, spjegoi se shqiotarët nuk janë myslimanë, por jetojnë si të krishterë (demek si serbët, janë ‘të mirë’, të krishterë, e jo primitiva-myslimanë), se identitetin e kanë shqiptar.

Gazetari serb, nuk ia recitoi vjershën ‘me opinga e kemi pushtuar Albaninë’ por e trajtoi si opingë, dhe e bëri të ndjehet mirë si opingë.

Ramush Gjokoviçi, si maca e zezë, mos ta kapërceftë udhën. Na la pa mendë.

I pamendi të lë pamend, ky është paradoksi.

(Ajo që më bie në sy kur e shikoj kah flet, është roli i viktimës që luan si maestro sharllatani, dhe pak mos me njoft e blen shtrenjtë, se ia del ta zgjojë tek ti një ndjenjë rahmeti, diqysh t’vjen gjynah prej tij, se e merr rolin e gjynahu. Dikush prej atyre që e kanë afër e konsideron sherr-budallë, dikush budallë, dikush thotë se ai për pare s’lë gjë pa bë (ama bash çdo gjë), por Ramush Gjokoviçi është ana e panjohur e shqiptarëve.

Që ka njeri që flet në emër të popullit kaq pa lidhje e pa trohë respekti, nuk e kishim marrë me mend.

Bile bile as që po na intereson çka po thotë Ramush ish Gjoka, e as çka ndodh me neve këtu.

(Pyetna për Shyhreten se a e don renë a jo, pyetna për Morenën a kish ble sot (si çdo ditë) një çantë të re (të zezë); pyetna a ish nda djali i Ilir Shaqirit prej gruas dhe çka i kish thënë Dema-Kadrisë, ne t’i japim përgjigjet n’sekondë…Këta bajatat e politikës nuk na interesojnë, prandaj ata bëjnë çka të duan me ne…).

Bile Ramushi u tregua i sinqertë serbisht, tha ‘në Kosovë nuk mund të punësohesh nëse nuk je i lidhur me ‘vlladën’.

  1. E Xhavit Haliti (alias Xhavit Hajdari) tek dje u zbulu se ish hajn. Zbuluesi u vonu shumë derisa ka marrë guxim me na tregu. Por, Kimetja mendon se Kosova çlirohet tek atë ditë kur nga pushteti, nga Institucionet dhe nga politika e direkt në burg shkon Xhavit Haliti me bandën e tij. Ai është ‘mbreti i të keqes’.