` . Ramadani: Më herët artistët nuk e dinin ku është ministria e Kulturës, të punësuarit nuk dinin çfarë ndodh aty - TV-SHENJA

Ramadani: Më herët artistët nuk e dinin ku është ministria e Kulturës, të punësuarit nuk dinin çfarë ndodh aty

Aktori Ismet Ramadani në emisionin “ENTER” tha se gjatë këtyre dy viteve në Ministrinë e Kulturës janë arritur të bëhen shumë gjëra, madje disa prej tyre për 18 vite as që ishin menduar se mund të realizoheshin.

“Më herët artistët shqiptarë as nuk e kanë disutr se ku gjendet ministria e kulturës. Aq sakjshmërishtë kanë qenë të injoruar të diskriminuar. Edhe të puënsuarit shqiptar aty kanë qenë të diskriminuar në atë masë sa që kanë qenë në ndonjë prej kabineteve të tyre dhe nuk kanë qenë as të iformuar se cfarë po ndodh në ministrinë e kulturës dhe që më vonë mandej të gjithë u avancuan me pozitat të cilat i meritonin”, tha aktori Ismet Ramadani.

Ai tha se më vonë u bë edhe themelimi i disa institucioneve si tetari në Gostivar, teatri për fëmijë në Shkup, dhe shtëpitë e Kulturës në Bogovinë, Kamjan dhe vende tjera. /SHENJA/