` . Rama publikon videon e shembjes së objektit të paligjshëm (Video) – TV-SHENJA

Rama publikon videon e shembjes së objektit të paligjshëm (Video)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotme, një video nga Fieri, ku duket shembja e një pallati, në kudër të rehabilitimit të lumit të Gjanicës.

Rama shkruan se pas shembjes të disa ndërtesave, tani i është hapur rrugë Rilindjes Urbane në Fier, ku sipas tij, ky qytet do të transformohet shumë shpejtë.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë moment të fundit të pastrimit të “Lanës së Dytë Demokratikase” (lumit Gjanica që përshkon qytetin e Fierit, e u kthye për çerekshekulli në burim plehrash e përmbytjesh), që i hap rrugën një tjetër transformimi spektakolar të Fierit në kuadrin e Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane, ju uroj një të diel të qetë”, -shkruan Rama.