` . Rama nuk i bindet Metës, vijon fushatën elektorale - TV-SHENJA

Rama nuk i bindet Metës, vijon fushatën elektorale

Edhe pse dje Presidenti Ilir Meta tha se do të anulojë datën e zgjedhjeve lokale të parashikuara për t’u mbajtur me 30 qershor, kryeministri Edi Rama vijon agjendën e tij elektorale. Kryeministri do të jetë sot paradite në Burrel dhe pasdite në Dibër për të prezantuar kandidatët për kryetar bashkie në këto dy qytetet. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaci do të jenë në kryeministri kur do të kenë në mesditë një takim me të gjithë juristët e PS të angazhuar në procesin zgjedhor.