` . Rama ironizon Bashën: Respektojeni policinë, Qeveria nuk rrëzohet me kapsolla - TV-SHENJA

Rama ironizon Bashën: Respektojeni policinë, Qeveria nuk rrëzohet me kapsolla

Kryeministri shqiptar, Edi Rama i dha një mesazh Lulzim Bashës pas marshimit-protestues të opozitës.

Në Twitter, kreu i qeverisë shkroi se “Marshimet për të rrëzuar qeverinë me kapsolla janë xhiro bosh që nuk nxjerrin askund”.

“Përsëri respekt për Policinë e Shtetit në taksiratin që e ka zën. Dhe një mesazh për LB: Lëri kapsollat! Autobuzin e këtij qershori e humbe po mos humb trenin e qershorit 2021! Kur do flasim?”, ka shkruar Rama.

Pas protestës së sontme të opozitës shqiptare, kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se protesta e tyre nuk do të ndalet deri sa Shqipëria të bëhet si gjithë Evropa.