` . Rama i ashpër me Metën: foli si ekstremist në televizionin grek - TV SHENJA

Rama i ashpër me Metën: foli si ekstremist në televizionin grek

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar me një gjuhë të ashpër ndaj ish-aleatit të tij në qeveri Ilir Meta.

Rama i është përgjigjur Metës, lidhur më një intervistën që ka dhënë për një televizion grek, duke u shprehur se ishte një “turp”.

Marrë shkas nga çfarë ka thënë presidenti i zgjedhur, i cili ka deklaruar  se marrëdheniet e tij me Ramën janë prishur sikurëse kryeministri ka prishur marrëdhëniet me Greqinë.

Mesa duket Ramë këtë deklaratë nuk e ka përtypur dot dhe shprehet se Meta ka folur “si të ishte ekstremist fqinj”.

Këto deklarata kreu i qeverisë i ka bërë në rrjetin e tij social “Facebook”, ku shkruan:

“Shokuese intervista e I.M per tv grek!Si mundet nje President shqiptar te shaje kryeministrin e vendit si te ishte ekstremist fqinj? TURP!”

Ndërsa vlen të theksohet se Rama i është kundërpërgjigjur Metës, pas një deklarate të dytë të fortë që bëri ky i fundit nga Lezha, pas dhunimit të mbështetsëit të LSI, ku kërcënoi prerë se “nëse policia nuk lidh zagarët, unë do ta armatos popullin”.

Postime të Ngjajshme