` . Rama: Hapja e negociatave për anëtarësim në BE është në dorë të Brukselit - TV-SHENJA

Rama: Hapja e negociatave për anëtarësim në BE është në dorë të Brukselit

Kryeministri, Edi Rama nga salla e Kuvendit deklaroi se hapja e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian nuk është në dorë të Shqipërisë.
Ai, siç njofton TCH, tha se vendi i ka plotësuar kërkesat për çeljen e tyre dhe tashmë është në dorë të Brukselit hapja ose jo e bisedimeve të anëtarësimit.
“Hapja e negociatave nuk është më një çështje që lidhet me çfarë bëjmë ne. Mjafton të kujtoj se u vendos si pikë fundore për hapjen e tyre reforma kushtetuese. Reforma kaloi dhe negociatat nuk u hapën. Pastaj u vendos vettingu dhe kjo është për t’u parë, sepse Vettingu kaloi dhe tani pritet zbatimi. Nëse BE do të kërkojë më shumë kohë, mund të vazhdojë të thotë “thellohuni” dhe ne e dimë mirë se çfarë do të thotë “thellohuni”. Pastaj dolën edhe zgjedhjet e lira dhe në vlerësimin tonë, zgjedhjet janë vlerësuar pozitivisht”, u shpreh ai.

Postime të Ngjajshme