` . Rahiq: Janeva është e vendosur në repart special në burgun e Shutkës - TV-SHENJA

Rahiq: Janeva është e vendosur në repart special në burgun e Shutkës

Drejtori i burgut të Shutkës, Esad Rahiq, në intervistën javore për Radio Evropa e Lirë, ka deklaruar se prokurorja speciale Katica Janeva është në një repart të posaçëm, kjo për shkak aspektit të sigurisë, shëndetësor dhe çfarëdo tjetër aspekt.
Ai tha se Prokurorja Speciale është në pjesën e posaçme në Shutkë, për shkak se bëhet fjalë për prokuror special publik, që t’i bëhet vlerësim shëndetësore dhe siguri.
“Ne kemi tre reparte dhe fatkeqësisht pas një kohe të gjatë, për herë të parë në historinë e paraburgimit dhe të burgut na ndodhë të kemi rreth 18-20 gra, më së shumti ka pasur 3 ose 4. Ato janë dhoma më të mëdha ku brenda gjenden 4,5 ose 6 gra. Pak është e pakëndshme ka profile të ndryshme të grave brenda, kemi gra të dënuar për vrasje, për mitmarrje dhe pak është e vështirë të inkorporoni një profil të tillë si Janeva mes atyre personave, por ne e bëjmë punën tonë, kështu që ajo është e vendosur në mënyrën më të mirë që kemi mundur ta bëjmë”. Ka thënë Rahiq për REL, përcjell SHENJA.