` . Rahiq: 200 euro për një celular në Burgun e Shutkës - TV-SHENJA

Rahiq: 200 euro për një celular në Burgun e Shutkës

Drejtori i Burgut të Shutkës, Esad Rahiq, në një intervistë për Radio Europën e Lirë, ka deklaruar se në burg ekziston një grup i vogël i korruptuar të cilët punojnë dhe arrijnë të “fusin” brenda edhe celular.

Siç thotë Rahiq, kryhen kontrolle të rregullta, u’a marrin celularët dhe i sanksionojnë të burgosurit por gjithsesi, kjo dukuri nuk mund të ndalohet.

“Një celular i thjeshtë që kushton 2000-3000 denarë, në burg mund të shitet deri më 200 euro, varësisht kush e blenë dhe sa ka nevojë për të. Vetëm javën e kaluar janë konfiskuar rreth 15 celularë”, tha Rahiq.