` . Racizëm dhe një i vdekur, ja çfarë ndodhi në Bullgari-Angli - TV-SHENJA

Racizëm dhe një i vdekur, ja çfarë ndodhi në Bullgari-Angli

Ngjarje të pakëndshme në eliminatoren mes Bullgarisë dhe Anglisë, që përfundoi me fitoren e thellë 0-6 të “Tre Luanëve”. Kjo sfidë u ndërpre dy herë gjatë pjesës së parë për shkak të koreve raciste të tifozëve bullgarë ndaj lojtarëve me ngjyrë angleze, veçanërisht ndaj Raheem Sterling. Një sektor i stadiumit “Vadil Levski” ka qenë, në fakt i mbyllur për këtë ndeshje po për sjelljen raciste të tifozëve në përballjet me Kosovën dhe Republikën Çeke.

Një tjetër episod i rëndë ndodhi me një tifoz anglez, i cili ka ndërruar jetë gjatë transportimit të tij nga spitali në komisariat. Ministria e Brendshme e Bullgarisë nëpërmjet një komunikate njoftonte se “një shtetas i huaj, 32-vjeç, është transportuar nga në spital. Aty ai ka nisur të sillet në mënyrë agresive dhe kërcënuese. Janë marrë masa për ta transportuar në departamentin e Policisë së Sofjes, por gjatë rrugës ka ndërruar jetë.”

Nuk është bërë ende e qartë dinamika e ngjarjes. As Ministria e Jashtme e Anglisë nuk i ka komentuar rrethanat, por ka komentuar se po i qëndron pranë familjes së të ndjerit.