` . Qyteti i Shkupit do të shpërblej me 6 milionë denarë hendbollistët e Vardarit - TV-SHENJA

Qyteti i Shkupit do të shpërblej me 6 milionë denarë hendbollistët e Vardarit

Fluturim çarter dhe shpërblim me para për hendbollistët e Vardarit do të ndajë qyteti i Shkupit. Sipas informacioneve të para, hendbollistët do të arrijnë në aeroportin e Shkupit në orën 18.50.
Për fluturimin Qyteti i Shkupit ka ndarë 39 mijë euro, ndërsa hendbollistët do të shpërblehen me 6 milionë denarë. Për pritjen në Sheshin Maqedonia janë ndarë 2 milionë denarë.
“Me kërkesën time , qyteti i Shkupit do të votoj që hendbollistët ta kthehen në shtëpi me fluturim çarter. Nisen nga Këlni në orën 16.30. Arrijnë në Shkup në orën 18.50. T’i presim me dinjitet kampionët evropian. Pa ndarje. Sporti bashkon. Shihemi sonte në sheshin ‘Maqedonia’, ka thënë kryetari i qytetit të Shkupit Petre Shilegov. /SHENJA/