` . Qyteti i Shkupit prezanton bukuritë natyrore për tifozët (VIDEO) – TV-SHENJA

Qyteti i Shkupit prezanton bukuritë natyrore për tifozët (VIDEO)

Kur kanë mbetur më pak se tre javë deri tek finalja e madhe e Super Kupës së Evropës qyteti i Shkupit është duke bërë përgatitjet e fundit për organizimin e këtij eventi.  Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Maqedonisë sot gjatë një konferecne për shtyp prezantuan video promovuese ku shfaqën bukuritë e qytetit për tifozët të cilët do të vijnë nga vende të ndryshme për të ndjekur finalen e Super Kupës së Evropës. Ky prezantim vjen si pasojë e pakënaqësisë të tifozëve anglez dhe atyre spanjollë pasi pronarët e hoteleve dhe lokaleve afariste jo vetëm që dyfishuan çmimet, por edhe bënë lëvizje të ulta duke anuluar rezervimet paraprake me çmimet normale.

KOCE TRAJANOVSKI, KRYETAR I QYTETIT TË SHKUPIT

”Kjo është diçka e cila ndodh shumë rrallë. Për dekada me radhë Qyteti i Shkupit dhe Maqedonia nuk e kanë përjetuar dhe për këtë shkak Qyteti i Shkupit në mënyrë aktive i bashkangjitet përgatitjeve për mbajtjen e këtij e Super Kupës. Qyteti i Shkupit bashkë me FFM-në në periudhën e kaluar ka punuar në të gjitha kërkesat dhe standardet  të cilat ishin i kishte vendosur UEFA dhe të njejtat të përmbushen”

ZLLATKO ANDONOV, ZËDHËNS I FFM-SË

”Mënyrë në të cilën jemi duke e realizuar këtë projekt  është në përputhje me angazhimet e UEFA-së dhe në bashkëpunim me institucionet dhe ”Telekom Arenën” . Kjo nënkupton se përgatitjet janë duke shkuar në mënyrën më të mirë”.

Përndryshe, Super Kupa e Evropës është ngjarja më e madhe ndërkombëtare e cila është organizuar ndonjëherë në Maqedoni, ndërsa kujtojmë që finalja e Super Kupës do të zhvillohet më 8 Gusht në stadiumin ”Telekom Arena” në SHkup me fillim në orën 20:45.

Samir Sinani /SHENJA/

Qyteti i Shkupit prezanton bukuritë natyrore… by tvshenjaofficial