` . Qyteti i Shkupit dorëzoi 100 mijë eurot shpërblim për hendbollistët e Vardarit - TV-SHENJA

Qyteti i Shkupit dorëzoi 100 mijë eurot shpërblim për hendbollistët e Vardarit

Hendbollistët e Vardarit u pritën nga kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.
Ai atyre u dorëzoi shpërblimin e premtuar prej 100 mijë euro për titullin e kampionit.
Shilegov mbrëmë i priti hendbollistët, ndërsa Qyteti i Shkupit ishte i angazhuar për organizimin e pritjes në sheshin ‘Maqedonia’.