` . Qyteti i Shkupit ndan 6.5 milionë euro për parkun modern - TV-SHENJA

Qyteti i Shkupit ndan 6.5 milionë euro për parkun modern

Parku i Qytetit të Shkupit do të fitojë park të ri modern argëtues. Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, i cili sot vizitoi këtë park, për të mbikëqyrur nga afër punët ndërtimore, tha se me parkun e ri argëtues, do të ndërtohet infrastrukturë e re dhe do të vendosen rekuizita të reja argëtuese. Parku argëtues, siç thekson Trajanovski, do të ndërtohet në lokacionin e Luna Parkut të vjetër dhe do të jetë me sipërfaqe prej rreth 25 mijë metra katrore. Ndërtimi do të zhvillohet me faza, në më shumë vite ndërsa do të kushtoj rreth 6.5 milionë euro. Mjetet do të sigurohen nga buxheti i Qytetit të Shkupit.

“Në fazën e parë është paraparë ndërtimi i infrastrukturës dhe objekteve të cilat janë të domosdoshme për funksionimin e parkut argëtues, siç janë parti hyrëse dhe dalëse, objekt për administratë, rregullim hortikulturor, për të cilën janë ndarë rreth 130 milionë denarë. Paralelisht me ndërtimin e infrastrukturën, në këtë fazë do të vendosen shtatë rekuizita”, tha kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, duke shtuar se të njëjtat duhet të arrijnë në afat prej 6 muajsh, për çka janë ndarë rreth 130 milionë denarë. /SHENJA/

Postime të Ngjajshme